Aktivisti Edison Lika mesazh Ramës: Shijo pushimet e fundit të lirisë

Aktivisti Edison Lika nga protesta përballë Kryeministrisë në këtë ditë të 67-të, komentoi fotot që qarkulluan në rrjetet sociale dhe që tregojnë kryeministrin Edi Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi. Duke folur para protestuesve, Lika iu drejtua kryeministrit me një mesazh politik, ndërsa deklaroi se protestat do të vijojnë edhe gjatë muajit gusht.

”Në ditën e 67 të kësaj proteste kanë qarkulluar disa foto në të cilat shihet Rama me një skaf. Nga ky shesh i themi shijo pushimet e fundit në liri. Ky shesh do vazhdojë të jetë plot çdo ditë të këtij gushti sepse pushimet tona janë. Ky objekt që është pas nesh që është objekti i Kryeministrisë, nuk ka qenë kurrë më i përfaqësuar se nga ju që jeni në shesh. I drejtohemi SPAK me thirrjet, Hetoni Ramën”, tha ai.

Një tjetër protestues rikujtoi anulimin e ligjit për investimet strategjike si një prej kërkesave më të rëndësishme të protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

67 ditë protestë, qytetari: Shqipëria po humbet drejtimin, duhen ndryshime

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?