Aktivisti Edison Lika: Rama nuk shpëton dot! Revolta edhe në bashkitë që kërkonte t’u vendoste kyçin
Aktivisti Edison Lika në fjalën e tij përballë Kryeministrisë, tha se shqiptarët i kanë dhënë një leksion qytetarie e demokracie vendin për 66 ditë me radhë. Ai theksoi se nuk do të largohen nga sheshi deri në largimin e Ramës. ”Propozimi për reformë të re administrative do ishte kaluar pa u vënë re, por fakti se protesta ka qenë në shesh i ka hapur probleme serioze. Ia ka prishur pushimet këtë verë. Në të gjitha qytetet ku ka propozuar që bashkive t’u vihet kyçi, ka pasur protesta kundër këtij vendimi. Por përse pikërisht tani? Sepse duan që pushteti lokal të grumbullohen gjithnjë e në më pak duar”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

