Aktivisti: Nuk ka më gjykata, nuk kemi ku të drejtohemi, ku janë ndërkombëtarët, poshtë diktatura!
Në podiumin e protestës ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar, është ngjitur edhe aktivisti Adriatik Lapaj.
Ai u shpreh se kjo nuk është më një protestë vetëm për Teatrin, por për demokracinë.
Adriatik Lapaj: Lironi aktivistët. Kjo nuk është më një betejë për një godinë dhe për disa karrige. Kjo është një betejë për Evropën që ka ngelur përgjysmë. Kjo nuk është vetëm një betejë për Teatrin, kjo është betejë për demokracinë. Nuk ka më gjykata, nuk kemi ku të drejtohemi. Poshtë diktatura!
U drejtohem policisë, a e keni lexuar ligjin e policisë. Po ju kërcënojnë me bukën e gojës oligarkët. Ju nuk mund të jeni më shërbëtorët e pushteti. Po ikën fëmijët në emigrim. Boll më!
Dje arroganca e pushtetit nuk priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe as SPAK, as prokurorinë, që të hetohet. I drejtohem ndërkombëtare, ku është drejtësia këtu, ku ta gjejmë ne drejtësinë për atë që ndodhi dje.