Aktivisti Xhemalaj: Shtatori do të na vijë me ndryshime të mëdha, kurse për riview-t negative…
Aktivisti Ilir Xhemalaj u distancua nga nisma për vlerësime negative ndaj bizneseve në platformat e rezervimit online. Ai tha se asnjë organizator i protestës nuk ka shtyrë bërjen e riview-ve të tilla. Për të lufta e protestuesve është me kryeministrin Edi Rama. Nga ana tjetër Xhemalaj paralajmëroi se në shtator priten ndryshime të mëdha si pasojë e protestës së vazhdueshme qytetare.
“Asnjë nga organizatorët e protestës nuk ka organizuar apo nuk ka shtyrë askënd që të bëjë këto review-t (vlerësimet) negative. Normalisht, sheshi është i madh, ka rryma të ndryshme, këtë nuk di të them. Por ajo që është e rëndësishme është që nuk mundemi sot në 2026-ën, të dalë një drejtues i lartë i Policisë të dalë dhe të thojë do hetojmë 10 mijë qyetarë! Nuk ka asnjë nen në Kodin Penal që e përcakton këtë gjë.
Rivew-t janë të lira. Është e papranueshme kjo pjesë që hetohen 10 mijë njerëz për riview negative. Patjetër që kemi një distancim, s’kemi të bëjmë fare me këtë pjesë. Ne nuk sulmojmë askënd, i vetmi person që ne duam të rrëzohet është kryeministri Edi Rama që është jolegjitim, dhe ai do marrë riview-t negative deri në momentin e fundit. Protesta do vazhdojë. Numrat besoj janë të mirë. Do vazhdojmë, në shtator presim ndryshime të mëdha, uroj edhe më shpejt, por besoj që shtatori do të na vijë me ndryshime të mëdha”,-tha në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

