Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 11:04 Amerikanët votuan për ndryshim. Trump, deri më tani, po ofron të njëjtën gjë. Votuesit amerikanë dërguan një mesazh të qartë të martën mbrëma, duke shprehur zemërimin e tyre për drejtimin e vendit nën Presidentin Donald Trump. Ata…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përgjimet e Agasit
  • Lista e Francës
  • Kosova në futsall
  • Raporti i KE
  • Protesta studentore
  • Bashkimi i opozitës
  • Skandali në spital
  • Xheneta Fetahu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përgjimet e Agasit
  • Lista e Francës
  • Kosova në futsall
  • Raporti i KE
  • Protesta studentore
  • Bashkimi i opozitës
  • Skandali në spital
  • Xheneta Fetahu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aktivistja Vatnikaj: Sa krenarë jeni që keni monopolin e dhunës? Deputeti: Unë jam profesor

Aktualitet E enjte, 2 Korrik 2026 21:34
Aktivistja Vatnikaj: Sa krenarë jeni që keni monopolin e dhunës? Deputeti: Unë jam profesor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka debatuar me deputetin e PS-së, Ardit Bido, lidhur me përplasjen e fortë që ka ndodhur ditën e sotme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Vatnikaj tha se dhuna ka nisur nga policia, të cilën e quajti “polici private”, ndërkohë që tha se Parlamenti nuk i përfaqëson pasi është mbushur me analfabetë.  Bido replikoi duke thënë se ka patur dhunë ndaj policisë dhe ndalimin e deputetëve të hyjnë në kuvend e quajti “grusht shteti”.

Sidorela Vatnikaj: Kjo ka nisur pa u grumbulluar ne si protestues. Kishim bërë lajmërimin që do të jemi në Parlament, për ti thënë parlamentit që populli është në rrugë dhe kërkon dorëhqjen. Një djalë është dhunuar, me gjakderdhje nga hunda, nuk kemi patur kontakt me të. Janë arrestuar. Kështu ka filluar. Parlamenti ka qenë i rrethuar, është absurde të rrethohet parlamenti. Ka plasur sulmi në sy, në hundë, me spray, në mënyrë të dhunshme pa u provokuar absolutisht nga protestuesit.
Kemi më shumë se një muaj që themi që kryeministri Rama, parlamenti, nuk na përfaqësojnë. Kërkuam për një muaj rresht në mënyrë paqësore, kemi kërkuar që të ndalohet funksionimi normal i parlamnetit pasi populli është në shesh. Nuk mund të vijojmë punën parlamentare sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo protestë ka patur jehonë në të gjithë Evropën dhe botën. Nuk mundet të mos e ketë marrë vesh vetëm parlamenti. Dhuna policore ka qenë e pajustifkuar, nuk ka qenë në raport me veprimet dhe numrat e protestuesve. Gjuajtja me vezë ndodh në çdo vend të Evropës në çdo protestë. Të shohim deputetë, si Taulant Balla dhe Braçe më parë, që mësynë policinë me gaz lotsjellës dhe shkopa gome ndaj protestueseve paqësore. Është e paprecedent. Nuk kemi shtet, por polici private.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ardit Bido: Policia kishte marrë masat, që për mua duhet kritikuar policia për pjesën e fundit të seancës që nuk garantoi kordonin për të dalë deputetët. Së pari ka të bëjë me faktin që jemi qytetarë të këtij vendi dhe kush normalizon dhunën ndaj qytetarëve nuk e di që jeton në demokraci. Monopolin e forcës e ka policia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sidorela Vatnikaj: Sa krenarë jeni që keni monopolin e dhunës…

Ardit Bido: Ju lutem se zërin tuaj e kam dëgjuar duke ulëritur.

Sidorela Vatnikaj: Edhe sot “hajdut” kam bërtitur kur keni hyrë.

Ardit Bido: Po u zgjidhën gjërat me forcën fizike ka rënë demokracia. Në asnjë formë nuk mund të pretendoni se jeni përfaqësues i shqiptarëve. Keni qenë 200 protesues në parlament dhe nuk e di, 60 mijë në shesh? Të mendoni se jeni përfaqësues të shqiptarëve, që ndaloni funksionimin e institucionave, do të thotë anarshi. Kthim në ’97. Ti imponoheni deputetëve të votuar për të përfaqësuar qytetarët.

Mund t'ju interesojë

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

Para 15 minutash
Benet Beci uron Maestro Zef Çobën për 75-vjetorin: Surprizë në skenën e festivalit “Luleborë”

Benet Beci uron Maestro Zef Çobën për 75-vjetorin: Surprizë në skenën e festivalit “Lul...

Para 1 ore
Berisha lëshon vikamen e madhe: Sot të gjithë në Tiranë, ora 14.00

Berisha lëshon vikamen e madhe: Sot të gjithë në Tiranë, ora 14.00

Para 3 orësh

Sidorela Vatnikaj: Ju jeni emëruar pasi votat ua ka mbledhur tjetër kush.

Ardit Bido: Ajo që kam parë sot me sytë e mi, pashë se si do të më hidhnit në kosh. Pashë sot se si ti ke goditur Ramion Kurtin me vezë.

Sidorela Vatnikaj: Po gënjeni, jeni qesharak. Jeni megafon i kryeministrit.

Ardit Bido: Kam parë vezë që hidheshin drejt meje dhe kolegëve të tjerë.

Sidorela Vatnikaj: Jeni futur 3 orë para seancës. Gënjeni edhe për fakte lehtësisht të veritikueshme.

Ardit Bido: Ti nuk më njeh.

Ylli Rakipi: Nuk ka goditur Sidorela me vezë por një aktiviste tjetër.

Sidorela Vatnikaj: E keni treguar veten publikisht. Gjithçka thua është në funksion të propagandës. Mund të kërkoni falje që gënjyet?

Ardit Bido: Ti the po, nuk kërkoj falje për gënjeshtrën tënde.

Sidorela Vatnikaj: Një person që gënjen për fakte banale.

Ardit Bido: Fitoji debat me argument, jo kështu.

Sidorela Vatnikaj: Duhet të keni pak mendim kritik, prandaj ju themi parlament analfabet.

Ardit Bido: Unë jam profesor universitar. Ajo çfarë vura re sot, kolegëve deputetë u janë hedhur vezë. Janë tentuar të intimidohen. Unë nuk intimidohem, besoj te debati dhe argumenti. Jemi parë hedhje gurësh ndaj policisë. Të ndalosh deputetët të hyjnë apo ta dalin nga kuvendi duke intimiduar me dhunë fizike, është tentativë për grusht shteti. Është një çetë e vogël njerëzish që kaplojnë protestën. Nuk intimidohet demokracia, nuk ka shans të intimidojë dikush deputetin. /MCN/

Etiketat e lidhura

Sidorela Vatnikaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerikanët votuan për ndryshim. Trump, deri më tani, po ofron të njëjtën gjë.
Tani

Amerikanët votuan për ndryshim. Trump, deri më tani, po ofron të njëjtën gjë.

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”
Para 15 minutash

SPAK dërgon për gjykim anëtarë të grupeve “Çopja” dhe “Çela”

Dy qytetare simpatike shpërndajnë ftesat për protestën e sotme: Eja dhe ti!
Para 25 minutash

Dy qytetare simpatike shpërndajnë ftesat për protestën e sotme: Eja dhe ti!

“Guri i DIALOGUT” kthehet në pikë turistike për qytetarët!
Para 37 minutash

“Guri i DIALOGUT” kthehet në pikë turistike për qytetarët!

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 14 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 13 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

3 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 16 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

4 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 12 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.