Aktiviteti ushtarak në Shqipëri dhe Kroaci, Rusia kërkon informacion

Agjencia e lajmeve “Sputnik” shkruan se Rusia kërkon që vëzhguesit e saj të inspektojnë zonat e trajnimit ushtarak në Kroaci dhe Shqipëri.

Agjencia, i referohet deklarimit të bërë nga Sergei Ruzhkov, drejtues i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor në Rusi.

Sipas tij, “inspektimi kryhet për të përcaktuar shkallën e aktivitetit ushtarak të deklaruar në një zonë të caktuar ose për të konfirmuar mungesën e aktivitetit ushtarak në një zonë ku duhet bërë deklarimi paraprak’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zona e monitoruar do jetë 12 mijë kilometër katror në Shqipëri dhe 16 mijë kilometër katror në Kroaci”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dokumenti i Vjenës ka për qëllim ndërtimin e besimit dhe sigurisë në Evropë dhe parashikon që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që shtetet anëtare t’i sigurojnë njëri-tjetrit informacion për forcat e tyre të armatosura, planifikimin e mbrojtjes dhe detajet e buxhetit ushtarak, si dhe shkëmbimin e ushtrisë, vëzhguesit dhe kryerjen e inspektimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?