Aktivizohet pavioni Covid në spitalin e Durrësit/Manastirliu: Vijojmë me Korçën, Vlorën dhe Elbasanin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër spitalin Covid në Durrës. Ajo ka bërë të ditur se janë 60 shtretër të cilët do të trajtojnë personat e infektuar me Covid-19. Manastirliu tha se pas këtij spitali do të vijohet me Shkodrën, Korçën, Vlorën e Elbasanin që do të bëjnë që të shtohen edhe 430 deri në 630 shtretër. Sipas ministres, stafi në këto spitale është trajnuar ndërsa investimet janë përfunduar, dhe nga sot ato presin pacientët e parë me Covid-19.

”Është një moment delikat, pasi shihet që kemi një incidencë në rritje të infektimeve dhe sigurisht dhe fakti që 90% e kapaciteteve më 4 spitalet Covid në Tiranë tashmë janë ezauruar, kjo na bërë që të kalojmë në skenarin e parë për hapjen e spitaleve rajonale, ku fillojmë sot me hapjen e Spitalit Rajonal të Durrësit, me pavion të dedikuar dhe gjithashtu në Spitalin Rajonal të Shkodrës e më pas do të vijojmë me Spitalin Rajonal të Korçës, Vlorës, Elbasanit në skenarin e parë. Me këtë skenar, vendosim në dispozicion të qytetarëve nga 430 deri në 630 shtretër, që i shtohen kapaciteteve të spitaleve të Tiranës, ndërsa eksperienca e fituar nga stafet mjekësore si dhe me investimet që kemi bërë në spitalet rajonale, jemi të angazhuar t’i përgjigjemi nevojave dhe puna nuk po ndalet në asnjë moment, që t’i sigurojmë qytetarëve kushtet optimale për trajtimin e dukur mjekësor”,-tha Manastirliu.

SHKARKO APP