FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

AKU asgjëson 30 ton produkte ushqimore, ishin të pasigurta për konsum

Autoriteti Kombëtar të Ushqimit ka asgjësuar rreth 30 tonë produkte ushqimore që u cilësuan si të pasigurta. Trupat inspektuese të AKU-t kanë qenë në terren për inspektimin e operatorëve të biznesit ushqimor, në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorime në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19.

“Në total janë kryer 125 monitorime/kontrolle zyrtare në të gjithë vendin.

Në Tiranë janë dhënë 8 masa administrative “paralajmërim”, si dhe

Swiss Digital Desktop Reklama

janë asgjësuar 29.598 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shkodër janë dhënë 2 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë marrë 4 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Në një subjekt me aktivitet import-eksporti të fruta-perimeve në Elbasan, janë marrë 2 mostra të produktit “kungull” për t’u analizuar si dhe u bllokuan në subjekt 920 kg produkt deri në daljen e përgjigjeve të analizave.

Në Fier janë marrë për t’u analizuar 5 mostra nënproduktesh “mishi” si edhe 21 mostra “fruta-perimesh” për monitorimin e nivelit të pesticideve.”, njofton institucioni.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?