AKU i bën thirrje të gjithë subjekteve që tregtojnë fruta-perime – Ja cilat janë masat që duhet të marrin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një postimi në Facebook kërkon në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Referuar njoftimit, AKU i’u bën thirrje të gjithë subjekteve që tregtojnë fruta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa:

  • Të gjitha produktet fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave.
  • Të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit. Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.

AKU është shprehur se këto masa vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?