AKU në terren për kontroll. Fton qytetarët të denoncojnë rastet ku abuzohet me cilësinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se inspektorët ushqimorë do të jenë në terren në këtë situatë emergjence për të kontrolluar standartet e vendosura nga Autoriteti Shëndetësor tek të gjitha pikat ushqimore që janë operative këto ditë.

Gjithashtu, institucioni i ka bërë thirrje qytetarëve se mund të denoncojnë në mënyrë personale të gjithë tregtarët që abuzojnë me cilësinë ushqimore duke dërguar një email në info@aku,gov.al  dhe menjëherë një grup inspektorësh do të ndodhen në vendin e raportuar për të kryer kontroll.

Njoftimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pjesë e Taksë Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Koronavirusin do të jetë i pranishëm në të gjithë territorin, për të monitoruar në sektorin ushqimor rregullat e vendosura nga Autoritetet Shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të këtyre masave të marra, ju bëjmë me dije, se mund të na shkruani në cdo moment, masë e marrë për arsye sigurie, në emalin zyrtar info@aku,gov.al, për të denoncuar çdo subjekt ushqimor, të cilët mund të përfitojnë nga situata aktuale, duke u përpjekur të tregtojnë produkte ushqimore të pasigurta për konsumatorin dhe që nuk zbatojnë kriteret e higjenës, prodhimit, cilësisë, ruajtjes dhe ofrimit të një produkti ushqimor të sigurt drejt konsumatorit.

Për cdo rast abuzimi do jemi prezentë duke iu përgjigjur shqetësimit Tuaj, me prezencën e nje trupe të posacme inspektorësh për parandalimin e abuzimit dhe garantimin e sigurisë ushqimore edhe në këtë kohë të vështirë që po kalojmë dhe të që të gjithë bashkë, do t’ia dalim mbanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?