AKU thotë se bllokoi disa tonë mish pule, por jo nëse u shpërnda në treg

Më shumë se 18 tonë mish pule të importuara nga Brazili, të infektuara me bakterin e ”salmonelës” janë futur në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ngarkesa është identifikuar në Portin e Durrësit.

”Pas analizës së realizuar në ISUV më 21.03.2025, ku u identifikua prania e Salmonella Typhimurium në një mostër produkti pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk bën transparencë për publikun dhe konsumatorët nëse ky produkt me salmonelë është hedhur në treg për konsum. E paqartë mbetet edhe data kur ngarkesa ka hyrë në Portin e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Është inspektuar subjekti importues për të siguruar gjurmueshmërinë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?