AKU vë në zbatim listë verifikimin për bizneset ushqimore përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Covid-19, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuat se ka vënë në zbatim listën e verifikimit për operatorët e biznesit ushqimor, të hartuar nga aktet ligjore të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Këshillit të Ministrave , për të monitoruar specifikisht furrat e bukës, tregjet ushqimore marketet dhe supermarketet , në zbatim të kritereve të higjenës , prodhimit , cilësisë, ruajtjes dhe ofrimit të produkteve të sigurta për konsumatorin.

Sipas njoftimit nga AKU elementët e kesaj liste verifikimi janë:
1. Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ
2. Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda ambienteve të punës
3. Prania e dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor
4. Mirëmbajtja , pastrimi dhe dezinfektimi , kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës
5. Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi
6. Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin
7. Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore
8. Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore .

AKU njofton se do jetë e pranishme , në çdo rast përmes trupave të posacme të inspektorëve për parandalimin e abuzimit dhe garantimin e sigurisë ushqimore .

Swiss Digital Desktop Reklama

SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?