Akuza: Burg përjetë burrit, që mbyti gruan në arë

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Agron Llapushin, 39-vjeçarin që vrau bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur më 1 prill të këtij viti në fshatin Çekin të Gramshit.

Llapushi ka vrarë bashkëshorten duke e mbytur me duar dhe litar dhe është dorëzuar pak kohë pas vrasjes, ku dhe ka pranuar krimin. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti bashkëshortor mes tyre, gjatë kohës që ishin duke punuar në arë, vetëm katër ditë pasi Llapushi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është shprehur se mungesa e burimeve financiare ka qënë dhe shkak i acarimit të situatës me bashkëshorten e tij, debat i cili solli dhe vdekjen e Alketës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?