Akuza e Gent Strazimirit: Video tjetër e Metës për Doshin

Pas deklaratave të deputetit Tom Doshi, i cili pretendon se kreu i Kuvendit ka porositur vrasjen e tij, ka ardhur dhe reagimi i parë nga PD-ja. Deputeti Gent Strazimiri thotë se ka një video që verifikon deklaratat e Doshit.

Deklarata e Strazimirit:

“I dashur sovran, të lutem mos bëj si i habitur! Asgjë nuk ka ndodhur! Ndryshimi është thjesht sasior, arithmetik: Ilirit (atij të këpucës së Saliut, apo të bllokut, apo të 21 janarit), i paskësh dalë një tjatër video, ku nuk kërkokësh por dhënkësh lekë një vrasësi, që t'i heqë qafe 2 deputetë!

Njësoj si herën e parë, këtë e ditka zyrtarisht edhe Prokuroria! Që Kryeministrin dikush e përdor "nëpër semafore" kjo po…dihej… E vetmja risi është, që numri i kriminelëve "rilindas" duke shtuar edhe Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, zyrtarisht bëhet 21 nga 19 që ishte!!! Pësim të ëmbël të "RILINDJES"!”,- shprehet Strazimiri. 

SHKARKO APP