Akuza të reja për Anjeza Shabanin. Kopshti nuk kishte as NIPT

Kopshti “Diren”, në zonën e Saukut, tashmë është vënë në qendër të vëmendjes si pasojë e skandalit të ndodhur pak ditë më parë, ku administratorja e këtij kopshti dhunoi fëmijën 3 vjeç.

Pas këtij skandali, “STOP” ka vijuar me hetimet sa i përket këtij subjekti që administrohej nga Anjeza Shabani.

Përmes një shkrese drejtuar QKB (Qendrës Kombëtare të Bizneseve), “STOP” kërkoi të informohej lidhur me kopshtin “Diren”, nëse ky subjekt ka një numër Nipt-i, është i regjistruar, tatohet apo jo?

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigjja e kthyer nga ky institucion ka qenë se ky subjekt nuk ka qenë i regjistruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas inspektimit të bërë, tashmë Hetimi Tatimor është vënë në lëvizje duke bllokuar kopshtin “Diren”.

Në një intervistë për mikrofonin e “STOP”,  Zëdhënësi i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tatimeve, Erjon Prifti, pranoi se ky subjekt është i palicensuar. Ai gjithashtu shtoi se do të kryhet një investigim fiskal (tatimor), si dhe do të hetohen dhe do të penalizohen të gjithë personat përgjegjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?