Akuza të reja për Mark Frrokun, prokuroria pasuron dosjen ndaj deputetit

 

Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar prova dhe fakte që rëndojnë pozitën penale të deputetit Mark Frroku.Në dosje janë administruar shumë fakte të reja, qe lidhen me veprimtarinë e Mark Frrokut në shtetin Belg.

Që prej ditës së arrestimit të tij të parë, autoritetet belge nisën në Shqipëri të gjithë dokumentacionin që lidhet me emrin e deputetit që në shtetin belg akuzohej për vrajse.

Por sipas burime konfidenciale por zyrtare të hetimit, mësohet se ndaj Mark Frrokut janë mbledhur dhe akuza të reja.Më konkretisht ndaj tij pritet të ngrihet akuza e kanosjes së dëshmitarëve si dhe ajo e shfrytëzimit të prostitucionit. Në prokurori janë depozituar shumë kallzime të vajzave që pretendojnë se janë trafikuar për qëllime prostitucioni në shtetin belg nga deputeti Mark Frroku.

Hetimet nga ana e prokurorisë pritet të zbardhin dhe pasuritë që ky i fundit ka vënë në bazë të aktiviteteve të paligjshme që sipas prokurorisë ka ushtruar prej vitesh jashtë Shqipërisë.

Sipas akuzës, Frroku ka konsumuar edhe veprën penale të fshehjes së deklarimit të pasurisë, kallzim i cili ka mbërritur pak ditë më parë në prokurori. Por pafajësia e Arben Frrokut duket se do të vendosë dhe fillimin e karrierës së tij politike.

Nëse drejtesia vendos të denojë Mark Frrokun, do të jetë vëllai i tij tashmë i shpallur i pafajshëm për vrasje deputeti më i ri i kuvendit shqiptar i cili është i dyti në listën e kristian -demokratëve në qarkun e Shkodrës.

SHKARKO APP