FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat e Berishës për bisedat në ”EncroChat”, Balla: T`i adresojë në prokurori

Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, ministri Taulant Balla është pyetur në një intervistë televizive për akuzat e Sali Berishës, i cili ka thënë se emri i tij në bisedat ”EncroChat” të grupeve kriminale.

”Unë jam personi që Sali Berishën e kam akuzuar shpesh, por nuk kam bërë si ai që akuzat i kam lëshuar në ajër, por i kam dërguar në prokurori. Zotëria, nëse ka një akuzë për mua, të shkojë ta adresojë në institucion.

Kushdo që ka një akuzë, të bëjë atë që kam bërë unë. Në këto 20 vite në politikë, për çdo akuzë që kam shprehur, i jam drejtuar institucionit të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I jam drejtuar për kallëzime penale kur është bërë fjala për korrupsion, i jam drejtuar edhe kur është bërë fjalë për shpifje. Ky është standard që e kam vendosur. Të përballesh me Sali Berishën merr kostot përkatëse, por do të vazhdoj ta bëj”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?