Akuzat e Doshit e PD, Rama: Kjo tufë politikanësh e kriminelësh do të ketë fund të palumtur

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së bërë një ditë më parë nga kreu i opzitës, Lulzim Basha, pas deklaratave bombë të Tom Doshit. Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se dje nisi një telenovelë e shëmtuar për të sulmuar qeverinë. Duke iu referuar PD -së dhe Doshit ai thotë se kjo telenovelë bëri bashkë një tufë politikanësh e kriminelësh të cilët ai thotë se do të kenë një fund të palumtur.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Mediat duan sa me shume akuza per te jetuar. PD sa me shume shpifje per te mbijetuar. Ndersa njerezit e ndershem te ketij vendi te mbajtur kaq vjet peng ne gjithe llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rendom ne telenovela, duan vetem te verteten. Dhe te verteten qe ata duan sot, mund ta thote vetem nje hetim i plote i organeve te drejtesise.

Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri – tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta.

Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s'ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit.

#‎VajmedetPD ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe…!

SHKARKO APP