Akuzat e PD, reagon Agim Rrapaj: Shpifje, s’kam probleme me drejtësinë

Agim Rrapaj, i zgjedhur në krye të Këshillit të Agrobiznesit, ka hedhur poshtë akuzat e bërë nga Partia Demokratike, sipas të cilës ai ka probleme me drejtësinë.

Në një deklaratë për mediat, Rarpaj tha se nuk ka asnjë problem me drejtësinë apo me Interpolin.

Kreu i Këshillit të  Agrobiznesit thotë se kjo është një fushatë shpifjesh nga ana e Partisë Demokratike. Rrapaj thekson se që nga viti 1998 e deri në 2015 në dëshminë e penalitetit të tij nuk ka asnjë fakt që vërteton se ka probleme me drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ai thotë se kryeministri Edi Rama dhe krye parlamentari Ilir Meta nuk kane ndikuar në zgjedhjen e tij në krye të Këshillit të Agrobiznesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë zëdhenësja e selisë blu tha se Rrapaj është dënuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e grantit japonez, por ai ka rilindur dhe se shpejti do të jetë në krah të Ramës në publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?