Akuzat e reja ndaj ish-zv.kryeministres, Rama: “Aty as unë dhe askush tjetër nuk e mbron, aty ajo mbron veten e vet”

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila vijon të jetë nën hetim nga SPAK. Në podcastin “Flasim”, Rama deklaroi se Balluku tashmë ka një çështje me drejtësinë dhe se përballë saj duhet të mbrohet vetë.

Deklarata vjen në një moment kur hetimi ndaj Ballukut është zgjeruar dhe pozita e saj politike ka ndryshuar. Në mars, mazhoranca socialiste rrëzoi në Kuvend kërkesën e SPAK për arrestimin e saj me 82 vota. Ndërkohë, Balluku nuk mban më post qeveritar, por vijon të jetë deputete dhe të hetohet në gjendje të lirë.

Gjatë muajve të fundit, SPAK ka bërë të ditur identifikimin e pasurive që dyshohet se lidhen me Ballukun. Fillimisht u raportua për një vilë në Palasë, e cila dyshohet se ishte në pronësi faktike të saj, por ishte regjistruar në emra të tjerë. Më pas, prokuroria njoftoi edhe për një tjetër pasuri të dyshuar si e pajustifikuar dhe me burim të lidhur me korrupsionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në korrik, kreu i SPAK, Klodian Braho, u shpreh në Kuvend se prokuroria do të merrte një vendim në një moment të mëvonshëm, duke lënë të hapur mundësinë e një kërkese të re për masë sigurimi. Deri tani, një kërkesë e tillë nuk është paraqitur sërish në Parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balluku, si deputete, gëzon imunitetin parlamentar dhe për arrestimin ose kufizimin e lirisë së saj kërkohet autorizimi i Kuvendit.

Ndërkohë, opozita ka kërkuar që SPAK të rikthehet në Parlament, duke argumentuar se zgjerimi i hetimit duhet të shoqërohet edhe me rivlerësimin e masës së sigurimit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse ndryshimet në dosjen hetimore dhe largimi i Ballukut nga qeveria do të sjellin një vendim të ri nga SPAK.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?