Akuzat nga Austria për Metën/ Preç Zogaj: Goditje poshtë brezit, artikulli ka paqartësi

Një shkrim i gazetës austriake “Kronen” disa ditë më parë që bënte akuza të forta në adresë të Presidentit Ilir Meta. Analisti Preç Zogaj e konsideron si “goditje poshtë brezit”. Për të shkrimi nuk ka asnjë emër dhe asnjë dokument të publikuar për t’i bërë më të besueshme këto akuza.

“Akuzë e rëndë dhe bëhet më e rëndë për shkak se bëhet edhe nga një gazetë e madhe. Gjëja më e mirë që ka bërë Meta që ka njoftuar padi gjyqësore.

Për shkak të postit që ka Meta dhe për shkak të jehonës që ka një artikull i tillë, është një detyrim që ta çojë në gjykatë dhe ta publikojë mundësisht padinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos i mungon emri, mungojnë dhe referimet. Hidhen akuza, por ne e dimë të gjithë që kur përmendet një vendim gjyqësor publikohet. Që artikulli të bëhet i besueshëm, duhet të citohen pohimet apo akuzat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?