Akuzat për gjyqtaren Irena Gjoka, KLGJ i rrëzon pretendimet Sali Berishës
Kërkesa e prokurorëve të dosjes “Partizani”, që e dyshojnë Sali Berishën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shqyrtohet nga Irena Gjoka (Maneku), gjyqtarja që shpalli detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit.
Avokatët e Berishës kundërshtojnë vendimin e gjyqtares me arsyetimin e konfliktit të interesit, pasi ajo ishte shkarkuar në vitin 1996 nga detyra. Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon se Irena Gjoka u lirua nga detyra në 8 shkurt 1996, ndërkohë që u emërua sërish në detyrën e gjyqtares në 23 gusht të po atij viti, në kohë kur në krye të KLD-së ishte ish-presidenti, Sali Berisha.
“Me vendimin nr.7, datë 09.02.1996 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Irena Maneku është liruar nga detyra, për shkak të paaftësisë në kryerjen e detyrës. Me vendimin nr.8 datë 23.08.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, znj.Irena Maneku është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës Mallakastër”. /Top Channel/