Akuzat për zhvendosjen e votuesve, Ambasadorja e SHBA takon ministrin Lleshaj

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Diplomatja amerikane shprehet se me ministrin ka diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhme dhe regjistrimin e votuesve. Ambasadorja thotë se pasi është sqaruar nga ministri për regjistrimin e votuesve, pret sqarimet e mëtejshme sot në emisionin e gazetarit Sokol Balla, në News 24.

“Sot patëm diskutim shumë të mirë me ministrin Sandër Lleshaj për bashkëpunimin me SHBA në fushën e sigurisë. Gjithashtu diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë dhe pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta të zgjedhësve. Ministri Lleshaj më sqaroi për regjistrimin e votuesve. Në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga ministri në sot në emisionin e Sokol Ballës (Real Story) dhe publikimin e informacionit zyrtar në faqen e Ministrisë së Brendshme në mënyrë që publiku të mos keqinformohet”,- shkruan ambasadorja e SHBA në një postim në Twitter.

Çështja e regjistrimit të votuesve është ngritur në opinionin publik pas publikimit të disa investigimeve mediatike, ku rezulton se gjendjet civile kanë ndryshuar adresat e vendbanimit të votuesve pa i njoftuar ata. Ndryshimi i adresës zyrtare të banimit, automatikisht ndryshon dhe vendin e votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita ka deklaruar se kjo është një skemë manipulimi që po zbatohet nga Ministria e Brendshme dhe ka paralajmëruar padi ndaj ministrit dhe kreut të Gjendjes Civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?