Akuzohej për dy plagosje, arrestohet nga policia 47-vjeçari, qëlloi me thikë babë e bir

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 47 vjeçar, i cili akuzohej për dy plagosje të ndodhura në muajin Gusht të vitit të kaluar. B.L kishte plagosur me thikë për motive të dobëta babë e bir.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

  • B. L., 47 vjeç, banues në Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e  datës 25.01.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 03.08.2019, ku në lagjen nr. 5, Pogradec, shtetasi B. L., për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin R. B., 49 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. B., 25 vjeç, banues në Pogradec.

SHKARKO APP