Akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre, arrestohet në flagrancë oficeri i policisë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat(SHÇBA) ka arrestuar në flagrancë oficerin e policisë E.S, 39 vjeç, banues në Korcë i cili dyshohet për vjedhje.

E.S nënkomisar në Prokurorinë e Korçës akuzohet për veprat penale “vjedhje” dhe “shpërdorim detyre”.

Policia sekuestroi si provë materjale një telefon. Ky telefon i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oficeri duhet t’ia kthente telefonin në momentin e arrestimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit”, sqaron policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

Ergis Zenelak nga Devolli, ishte arrestuar në vitin 2017 për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë arrestimit, iu sekuestruan tre telefona celularë dhe në momentin që ka kryer dënimin, Prokuroria ka urdhëruar kthimin e sendeve personale.

I riu thotë se për kthimin e tyre ishte ngarkuar oficeri Edjon Stela, i cili i kishte kthyer dy telefonat e thjeshtë por jo atë Samsung. Zenelaku tha se oficeri e kishte zvarritur duke i thënë se materialet janë në Tiranë.

Rasti u bë publik në emision Stop.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?