FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzohet për vrasjen e Billës, vëllai i Prelës: Policia të bëjë ç’të dojë, s’kam vrarë njeri

Viktor Marku, i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Hekruan Billa, ka dhënë dëshminë e tij në Polici. Marku ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e 40-vjeçarit duke pretenduar se ditën kur Billa u ekzektua në zonën e “Komunës së Parisit” ka qënë në Mal të Zi, ku edhe u ndalua nga Policia.

Marku është shprehur se Policia ka për detyrë që të zbardhi ngjarjen dhe të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes së 40-vjeçarit Billa. “Policia të gjejë autorët. Ditën e vrasjes e deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Policia të bëjë ç’të dojë, unë nuk kam vrarë njeri”.

Këtë të hënë ai do të dalë para Gjykatës Penale, ku edhe do të njihet me masën e sigurisë ndaj tij. Ndërkohë që nipi i tij, Sebastian Mali, gjithashtu i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje është lënë në masën “arrest me burg”. Edhe ai, njësoj si Marku, e ka mohuar përfshirjen në ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?