Alarm fals për bombë në Kombinat, panik në Tiranë

Ka rezultuar fals alarmi për bombë është njoftuar mëngjesin e sotëm në shkollën “Musine Kokalari” në zonën e lagjes “Kombinat” në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Burime nga policia thanë për Koha Jonë se janë njoftuar nga kalimtar për një pako të dyshimtë në afërsi të shkollës. Mbi pako ishte vendosur dhe një telefon celularë.

Forcat xheniere shkuan në vendngjarje dhe verifikuan se pakoja e dyshuar nuk kishte eksploziv. Ky eshte alarmi i radhës fals lidhur me shpërthimet me tritol.

 

SHKARKO APP