Alarm fals për bombë në Tiranë

Ka rezultuar fals alarmi për bombë në kryeqytet. Një qese që dyshohej se kishte lëndë eksplozive vuri në lëvizje gjithë Policinë e Tiranës. Forcat e rendit janë njoftuar paraditen e sotme rreth orës 11:30 për gjetjen e objektit, të dyshuar me lëndës plasëse, në Rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”. Në këtë rrugë ndodhet dhe Prokuroria e Tiranës.Policia është njoftuar për objektin e dyshimtë nga një telefonatë. 

Qesja e lidhur me natriban është gjetur pranë një supermaketi në këtë zonë. Forca xheniere dhe forca të shumte të policisë rrethuan zonën duke krijuar një perimetër sigurie për ndalimin e qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve. 

Burime nga forcat e policisë thanë për “KJ” se "nuk se kemi të bëjmë me lëndë plasëse por me një qese të harruar nga një qytetar". Gjithsesi, policia bëri një shpërthim të kontrolluar për të shmangur çdo pasojë. Pavarësisht kësaj, alarmi për bombë në Ditën e Verës ka krijuar jo pak panik në Tiranës. Sot është një nga ditët kur rrugët kryesore të kryeqytetit janë të mbushura me njerëz që festojnë dhe që kanë ardhur edhe nga qytetet e tjera. 

SHKARKO APP