Alarm fals për bombë te Parku “Rinia” në Tiranë

Një çantë e dyshimtë me shënimin “Mos prek” mbi një stol të parkut “Rinia” ka ngritur në alarm Policinë e Shtetit, mëngjesin e sotëm.

Një orë më vonë, çanta është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere dhe ka rezultuar që alarmi ishte fals dhe se çanta nuk përmbante eksploziv, por brenda saj kishte letra dhe gazeta.

Ngjarja nisi në orën 8:40, kur me një telefonatë nga kalimtarët, Policia u njoftua për një çantë ngjyrë blu me shënimin “Mos prek” sipër saj, vendosur mbi një stol të parkut “Rinia”. Menjëherë u ngritën dyshimet për lëndë eksplozive. Pas marrjes së alarmit, e gjithë zona përreth që mund të rrezikohej u evakua dhe bizneset rreth zonës u mbyllën, kryesisht ato në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Por dyshimet u davaritën pas veprimit të njesisë speciale “Antieksploziv”.

Teksa jo më larg se dje, 200 gr tritol ishin vendosur në hyrje të një biznesi në afërsi të Brrylit, gati për t’u shpërthyer, ndërsa Policia tha se bëhej fjalë vetëm për një kërcënim ndaj pronarit të dyqanit ku ishte vendosur.

SHKARKO APP