Alarm fals për eksploziv në zonën e “21 Dhjetorit” (FOTO)

Ka rezultuar fals alarmi për vendosjen e një bombe në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Pakoja e dyshimtë është gjetur në zonën e 21 dhjetorit, përballë Poliklinikës numër 9 dhe stacionit të autobusit. Pakoja e dyshimtë ishte vendosur në mes të rrugës, pranë një stacion autobuzi, ishte një kuti kartoni dhe brenda saj ndodhej një qese e zezë. Kjo pako ka ngjallur edhe panik te qytetarët, duke qenë se 21 dhjetori ëshë një nga zonat më të populluara të Tiranës.

Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të xhenios, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë verifikimin e pakos. Pas verifikimeve, forcat xheniere kanë ndërhyrë duke hequr çantën nga rruga.

 

SHKARKO APP