ALARM I KUQ . Ndërhyn ushtria.Përmbytjet në Jug, Vjosa arrin rekord historik.

Njoftohet se nen uje eshte edhe autostrada Levan-Vlore duke rrezikuar gjithçka sonte nga vershimet e ujerave. Novosela eshte krejt nen uje.Ushtria dhe policia ne alarm te kuq ne keto zona pasi ka rrezik qe uji te ngrihet edhe me shume gjate nates nga shirat qe nuk pushojne. Policia ka ndaluar levizjen per ne Jug qe ne zonen e Lushnjes. Makina te ushtrise, motobarka, forca speciale dhe dy batalione me ushtare e specialiste per keto raste emergjente jane ne Vlore e zonat perreth.

Vjosa ka thyer nje rekord historik sa i perket prurjeve te saj. Ajo ka mbushur teresisht shtratin e saj ne Luginen e Kelcyres duke ju afruar urave rreth 40 cm dhe duke dal ne rruge ne Dragot ne perfundim te Grykes se Kelcyres. Pamjet e saj nga Tepelena i ngjane nje liqeni gjigand te hapur ne menyre te frikeshme ndersa ura historike e Ali Pashe Tepelenes eshte ne limitet e prekjes prej saj.Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar në përballimin e situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive në sidomos në jug të vendit.

Trupa të shumta dhe mjete të Forcave të Armatosura po vijonë punën në terren pa u ndalur prej disa orësh për eliminimin e pasojave të shkaktuara nga reshjet dhe për përballimin e situatës së krijuar.

Për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet e shumta në dispozicion të operacionit të emergjencave janë venë edhe Forcat Ajrore.
Në qytetin e Memaliajt Forca Ajrore bëri të mundur evakuimin me helikopter të shtetasit, Fatos Vranozi, i cili kishte mbetur i bllokuar nga vërshimi i madh i ujrave, në çatinë e lokalit të tij.

Gjatë ditës së sotme efektivat e FA në Qarkun e Beratit bënë të muandur evakuimin e 9 familjeve, të cilët kishin mbetur të izoluar për shkak të përmbytjeve.

Gjithashtu Forcat e Armatosura janë në gatishmëri edhe ne qytetin e Vlorës me trupa dhë mjete për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar nga reshjet dhe vërshimet e ujrave.

Ndërkohë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura po ndjekin situatën e krijuar nga përmbytjet, në Qendrën e Bashkuar Operacionale.

Lexoni lajme të tjera për ketë argument

Përmbytje dhe në Përrenjas

Kryebashkiaku i Përmetit apel banorëve: Lini banesat urgjentisht

Përmbytet zona e Tiranës së Re

Situatë e rënduar edhe në Qarkun e Elbasanit nga rrëshkitjet

Lumi Drino del nga shtrati, përmbyt fshatrat e Dropullit

SHKARKO APP