Alarm për bombë në Durrës. Hiqet perimetri i sigurisë, objekti i dyshimtë nuk ishte funksional

Është hequr perimetri i sigurisë në zonën pranë portit detar të Durrësit, ku më herët u konstatua një objekt i dyshimtë që ngriti dyshime për një lëndë të mundshme shpërthyese.

Mësohet se në vendngjarje u gjet një celular me një masë të lidhur me të, çka solli ndërhyrjen e Policisë dhe njoftimin e forcave xheniere për verifikimin e saj.

Sipas të dhënave paraprake, objekti i dyshimtë nuk ishte funksional. Ndërkohë, ekspertët pritet të përcaktojnë se çfarë ishte masa e ngjitur në celular.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas verifikimeve të kryera në zonë, perimetri i sigurisë është hequr dhe situata është normalizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?