Alarm për bombë në Nju Jork, evakuohen njerëzit nga Statuja e Lirisë

 

Një alarm për bombë mesditën e së premtes në Nju Jork, ka detyruar forcat e sigurisë të evakuojnë njerëzit përreth Statujës së Lirisë dhe Ishullit të Lirisë, siç bëhet e ditur nga Shërbimi i Parkut Kombëtar amerikan. 
Evakuimi i vendngjarjes ka ardhur pas një telefonate, që kërcënonte për bombë brenda një sirtari me kyç të vizitorëve turistë, të marrë nga policia e Parkut Kombëtar të SHBA-ve rreth orës 11:30, siç bëhet e ditur nga dy zyrtarë të zbatimit të ligjit.


Policia e Shërbimit në fjalë dërgoi qentë antieksplozivë, njëri prej të cilëve ka nuhatur diçka të dyshimtë brenda sirtarit. Ndaj dhe policia e Parkut Kombëtar ka njoftuar Departamentin e Policisë së Nju Jorkut që të dërgonte ekipet e specializuara për bombat për të hetuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statuja e Lirisë u mbyll në Nëntor të vitit 2012 për shkak të dëmeve të rënda të pësuara nga superstuhia Sandy, e më pas u rihap për mbi 3,5 milionë vizitorë çdo vit, më 4 Korrik 2013, me një ceremoni prerjeje shiriti. Statuja iu dha Amerikës nga Franca në vitin 1886, në shenjë mirënjohjeje të miqësisë mes dy kombeve. TCH

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?