Alarmi për tkurrjen e popullsisë, Ahmetaj: Të rishikohet sërish bonusi i bebeve

Dy ditë pas publikimit të INSTAT, ku rezulton se lindshmëria në Shqipëri është në nivelin më të ulët historik, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ngre alarmin se kjo situatë është shumë serioze për vendin dhe rrezikon që pas 30 vitesh popullsia të  tkurret në 1.8 milionë banorë dhe ekonomia të futet në kolaps.

Ahmetaj kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të rishikojë politikat sociale me qëllim nxitjen e lindshmërisë, si dhe të rishikohen politikat për migracioni.

Rënia e lindjeve e çoi shtesën natyrore të popullsisë shqiptare pranë zeros në tremujorin e parë të këtij viti . Sipas Institutit të Statistikave, numri i lindjeve ra me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tre muaj, në Shqipëri u regjistruan rreth 6 mijë lindje, numër që e kaloi shumë pak numrin e vdekjeve, për një shtesë natyrore të popullsisë me vetëm 37 individë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?