Alarmi që griti në këmbë Shkodrën

Një alarm për bombë ka frikësuar jo pak banorët e rrugës “Edith Durham” në qytetin e Shkodres.

Ka qënë ora 01:45 minuta e së shtunës, kur pronari i një hoteli ka lajmëruar policinë se pranë biznesit të tij mund të jetë vendosur një sasi eksplozivi.

Pas njoftimit, në vendngjarje mberriten forca të Drejtorisë së Policisë së Shkodres, Forca të Ndërhyrjes së shpejtë si dhe jane shoqëruar edhe nga njësia anti- eksploziv e cila ka mbërritur nga Tirana për të bërë verifikimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personeli dhe frekuentuesit e biznesit jane evakuar duke u vendosur në krahun tjetër të rrugës. Qytetarët të frikësuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, deri ne permbylljen e plote te kontrollit ne mjediset e brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka konstatuar se alarmi ishte fals dhe ka marrë në pyetje pronarin e biznesit duke nisur edhe hetimet mbi arsyet që quan këtë të fundit të lajmëronte policinë për frikën e një bombe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?