Alarmi tek Petro Nini Luarasi, me mbishkrimin “bombë për shtetin”

Alarmi i parë për bombë në shkollën “Musine Kokalari” rezultoi fals, pas shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere, por një tjetër çantë e dyshimtë është raportuar se gjendet te muri i shkollës “Petro Nini Luarasi”.  Çanta e dyshimtë është parë nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë, dhe kjo e fundit është gjendur shumë shpejt në vendngjarje. Eksplozivi është shpërthyer nga forcat xheniere, ndërsa policia tha se u gjet edhe një mbishkrim mbi të, "Bombë për shtetin". Më herët disa qytetarë të Kombinatit kanë raportuar për një pako të dyshimtë të lidhur me një celular mbi të,  pranë shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, ndërsa forcat e Komisariatit nr.6 kanë krijuar menjëherë perimetrin e sigurisë.  Me mbërritjen e forcave xheniere, pakos së dyshimtë iu nënshtruan disa procedura nga ku rezultoi se bëhej fjalë sërish për një alarm të rremë. Ngjarja ka shkaktuar panik tek nxënësit e shkollës, por edhe tek prindërit e tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet pasi dyshohet se kemi të bëjmë sërish me një rast të qëllimshëm. 

SHKARKO APP