Alban Skënderaj shëndoshë e mirë, Ermali pësoi aksident!

Një lajm shqetësues i shpërndarë këtë paradite nga mediat e kosovës duket se nuk është plotësisht i vërtetë. Sipas tij, dy personazhet e dashur të ekranit, këngëtari Alban Skënderaj dhe show-man-i Ermal Mamaqi, ishin përfshirë në një aksident me makinë në rrethrrotullimin e Ferizajit në Kosovë. Por, informacionet e fundit të konfirmuara, thonë se në makinën e dëmtuar nga aksidenti ka qenë duke udhëtuar vetëm Ermal Mamaqi.

Menaxheri i këngëtarit Alban Skënderaj ka thënë për mediat shqiptare se kantautori vlonjat nuk ka qenë në atë makinë. Olti Kazaferi është shprehur se Albani ndodhet në një hotel në Shkup, shëndoshë e mirë ndërsa Ermali është kthyer menjëhrë në mbrëmje në Tiranë, kur ka pësuar dhe aksidentin. Siç shkroi më herët lapsi.al, aktori i humorit ka shpëtuar paq nga kjo ngjarje dhe pa dëmtime të rënda, pavarësisht se nga pamjet e makinës të lë të kuptohet se diçka e keqe i ka ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy djemtë ishin të ftuar për një mbrëmje festive mes shqiptarësh në Shkup me rastin e “Fiter Bajramit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?