Albana Vokshi: Edi Rama provokoi konflikt kur çoi SPAK te selia e PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duke komentuar akuzat e SPAK ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, thotë se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk është për t’u interpretuar, por për t’u zbatuar dhe këtë, sipas saj, e dëshmon Neni 73. “Për fat të mirë, Kushtetuta nuk është për t’u interpretuar, është për t’u zbatuar. E ka qartë Kushtetuta, e ka qartë Neni 73. Thuhet “zbatohet, nuk interpretohet”. Pikë. Nuk interpretohet, për fat të mirë, sepse nëse do të interpretohej, atëherë çdo jurist mund ta interpretojnë krejt ndryshe”,-thotë Vokshi.

SHKARKO APP