Albana Vokshi: Jam goditur me grushta dhe shkelma nga disa policë

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, e ftuar në Syri.net teksa ka komentuar dhunën policore në protestën e 11 majit, u shpreh se edhe pse femër, dhe e vetme është dhunuar me grushta dhe shkelma nga disa policë.

“Dhunë e paprecdentë! Kam 20 vjet në politikë por kurrë dhunë si kjo nuk më kan ë zënë sytë. Me urdhër të Lleshit dhe Ramës kanë ushtruar dhunë ndaj meje, një femër, që isha vetëm dhe pa turmë protestuesish nga pas. Iu jam drejtuar fillimisht grupit të forcave speciale që kishin pushtuar rrugën para parlamentit, që rrihnin këdo që i dilte përpara. Kur ndodhi dhuna ndaj Dollapit kam qenë duke iu ardhur në ndihmë dy gazetarëve që ndjeheshin  keq nga gazi që hidhej pa kriter. Ka pyetur ku e keni çuar Sait Dollapin? Më thanë që e kanë marrë forcat policore të ministrisë së brendshme. Urdhëruan që të largohem me dhunë. Jam goditur nga disa policë me grushta dhe shkelma. Isha grua e vetme, me vetëm një celular në duar”, u shpreh Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?