Albana Vokshi publikon të dhënat: Jemi poshtë mesatares botërore për vaksinim. Qeveria bleu votën, jo vaksinat
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, publikoi të dhënat që faktojnë se qeveria mashtron për vaksinimin.
“I është dërguar një material Komisionit të Shëndetësisë me shifra të manipuluara, pasi thuhet që keni një mbulesë vaksinale me të paktën 43.8% me të paktën 1 dozë dhe 37.18% me të dyja dozat. Po ju tregoj statistikat zyrtare ndërkombëtare të çertifikuara ku Shqipëria me 805 mijë doza me të dyja dozat është 23.8%, Serbia me 41.8, Mali i Zi me 34.6%, Kosova me 30.2%, Maqedonia e Veriut 35.1%, Bosnje Hercegovina është me numrin më të ulët, pra jemi të parafundit në rajon. Nuk po e krahasoj me vendet e BE-së”, tha Vokshi.
Ajo theksoi se nuk mund të quhet sukses procesi i vaksinimit pasi vetëm 28.8% e popullatës është vaksinuar.