Albert Çaçi dorëzon 2900 firma në KQZ, kandidon si i pavarur për Fierin
Aktualitet E Hënë, 12 Prill 2021 21:40
Albert Çaçi ka dorëzuar 2900 firma nga 1500 të nevojshme për regjistrimin si kandidat i pavarur për Bashkinë e Fierit. Çaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 21 qershorit për kryetar të bashkisë së Fierit me Partinë Social Demokrate të Skënder Gjinushit, siç u përfol më herët, ai do të garojë në Fier si i pavarur përballë kandidatit të PS-së Armando Subashi dhe atij demokrat Enkeled Alibeaj.