Albert Çaçi, kandidat i pavarur në Fier: Kam mbështetjen e Dritan Priftit. PS-ja rrezikon Fierin

 

Fieri futet ne lojen mes PS e PD dhe nje emri te njohur ne Fier. Ish –deputeti i Partisë Socialiste, Albert Çaçi, do të garojë i pavarur për bashkinë e Fierit. Ai është regjistruar si kandidat i Partisë Social Demokrate të Skënderi Gjinushit. Albert Çaçi ka qenë për tre mandate deputet i PS. Ai ka përjashtuar mundësinë që kandidimi i tij të ketë lidhje me ndonjë problem që ai ka patur me drejtuesit e Partisë Socialiste. Çaçi është shprehur se ai e sheh veten si alternativë përballë Armando Subashit të PS dhe se Enkelejd Alibeajt të PD. Ai ka thënë se në këtë garë ka edhe mbështetjen e ish –ministrit Dritan Prifti. Sipas ish –deputetit të PS, Fieri nuk është më bastion i sigurtë i PS, për shkak të pakënaqësive që ka shkaktuar qeverisja aktuale.

Futja ne kandidim e ish-deputetit socialist si i pavarur ne nje zone ku dihet se ka elektorat te majte duket se do t'ia veshtiresoje fushaten kandidatit te PS-se. Duke ditur forcen e Dritan Priftit dhe korrektesine e ish-deputetit Caci ka mundesi qe Fieri te futet ne zonat e rrezikuara per PS. Vete Albert Caci ka thene per mediat se " Shoku Rama ne nje plenum te Komitetit Qendror te PS, pa gjyq, na perjashtoi ..", duke te nenkuptoje se beteja do te jete shume e veshtire ne Fier per mazhorancen. Dihet se Dritan Prifti ka shume elektorat ne ato zona dhe gjithashtu ka edhe force ekonomike te madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?