Albtelecom nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me MMSR, për programin kombëtar të praktikave të punës
Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me praninë e zv. Kryeministrit Niko Peleshi, u prezantua edhe risia e programit të këtij viti. Ky program gjatë vitit 2017 do të zgjerohet, duke bërë pjesë të tij edhe kompanitë private që do të mirëpresin të rinjtë, të cilët pas një praktike pune do të kenë mundësinë të nënshkruajnë edhe kontrata pune.
Një ndër to është edhe kompania ALBtelecom, përfaqësuar nga Kryetari i saj i Bordit z. Giuseppe Farina, i cili nënshkroi këtë Memorandum Bashkëpunim në emër të kompanisë.
Qëllimi i këtij memorandum është mbështetja e profesionistëve të rinj, duke u mundësuar atyre praktika 3-mujore pune në ambientet e kompanisë ALBtelecom. Në këtë mënyrë, kompania drejtpërdrejtë ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale të të rinjve në sektorin e telekomunikacionit.
Gjatë fjalës së tij z. Niko Peleshi, falënderoi veçanërisht kompaninë ALBtelecom, duke e përgëzuar që është pjesë e kësaj nisme të Ministrisë.
Kompania ALBtelecom është një hap përpara sa i takon zhvillimit profesional të burimeve njerëzore, duke qenë se për më shumë se tre vite ka hapur Akademinë e saj të Biznesit dhe më vonë një profil tjetër të kësaj Akademie fokusuar në teknologji, duke krijuar kështu një urë lidhëse me institucionet publike në shkëmbimin e përvojave e duke kontribuar në zhvillimin profesional jo vetëm të të rinjve, por edhe punonjësve të saj.
ALBtelecom është një kompani unike në tregun e telekomunikacioneve që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve teknologjike, fikse dhe mobile, internet e ALBTv, të gjitha në një paketë të vetme.

KOHA JONË SONDAZH

