Aldi Fusha: Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve, skandal që do përgjigje!

Kandidati i LSI-së në Tiranë, Aldi Fusha ka reaguar lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve dhe thekson se ky skandal kërkon përgjigje.
“Përvetësimi pa leje i informacioneve personale si numri i kartës së identitetit, adresa e plotë e banimit, vendi i punës, numri personal i telefonit etj, përbën vepër penale që duhet hetuar dhe dënuar”, shkruan në reagimin e tij Fusha.
Më tej kandidati i LSI shton: “Po t’i shtosh kësaj edhe “patronazhimin” njësoj si 80-lekëshat e qëmotit, skandali thellohet në mënyrë të frikshme. Një pjesë e madhe e të ashtuquajturve patronazhistë janë punonjës të bashkisë së Tiranës, gjë që i jep përgjimit një dimension tjetër”.
Reagimi i plotë: 
Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve, një skandal që do përgjigje! 📍
U bënë disa ditë që media e pavarur ka zbuluar skandalin më të madh të viteve të fundit me protagonist Rilindjen.
Përvetësimi pa leje i informacioneve personale si numri i kartës së identitetit, adresa e plotë e banimit, vendi i punës, numri personal i telefonit etj. përbën vepër penale që duhet hetuar dhe dënuar.
Po t’i shtosh kësaj edhe “patronazhimin” njësoj si 80-lekëshat e qëmotit, skandali thellohet në mënyrë të frikshme.
Një pjesë e madhe e të ashtuquajturve patronazhistë janë punonjës të bashkisë së Tiranës, gjë që i jep përgjimit një dimension tjetër.
Drejtësia duhet të veprojë! 📍
Asnjë krim nuk do të mbetet i pandëshkuar. 25 prilli 🗳️ shtron rrugën e drejtësisë në vend. Askush nuk mund t’i përdorë shqiptarët si kavje eksperimenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?