Aldo Majnishta kapet mat në Kosovë, një nga organizatorët në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Aldo Majnishta, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës është arrestuar në Kosovë si rezultat i operacionit të koduar “Pengmarrja” të zhvilluar ndërmjet Policisë së Shtetit dhe të Kosovës.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Në momentin e kapjes, ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?