Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI

Në një konferencë ndërkombëtare kushtuar rolit të Inteligjencës Artificiale në vendet në zhvillim, të mbajtur në selinë e OKB në Bangkok, CEO i Acromax, Aldor Nini, prezantoi dy projekte që synojnë rritjen e transparencës institucionale përmes teknologjisë.

Gjatë fjalës së tij, Nini prezantoi moderatoren virtuale Akila, një host i ndërtuar me teknologji të avancuara AI, i cili do të drejtojë një podcast informativ me fokus çështjet publike dhe lajmet me interes shoqëror. Programi pritet të publikohet në kanalin ArkivaShqip në YouTube. Sipas tij, një prezantues virtual garanton komunikim të qëndrueshëm, pasi nuk mund të ndikohet apo të intimidohet.

Në qendër të prezantimit ishte edhe modeli i monitorimit të sistemit të drejtësisë me Inteligjencë Artificiale, i njohur aktualisht me emrin e punës “RoboCop”, frymëzuar nga filmi i famshëm RoboCop. Ky prototip synon të analizojë në kohë reale vendimet dhe veprimet e policisë, prokurorisë dhe gjykatave, duke identifikuar mospërputhje të mundshme me ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sistemi parashikohet të jetë i përdorshëm si nga institucionet mbikëqyrëse, ashtu edhe nga qytetarët apo familjarët e tyre, për të verifikuar respektimin e procedurave ligjore. Në konferencë, Nini theksoi se Inteligjenca Artificiale nuk duhet të zëvendësojë drejtësinë, por të shërbejë si mjet për ta bërë atë më të hapur, të verifikueshme dhe më të besueshme për publikun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?