Aldrin Dalipi, përplasje të ashpër me Besnik Aliajn

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate të ashpra, madje deri në fyerje, mes kryetarit të Këshillit, Aldrin Dalipi, dhe anëtarit demokrat të këtij Këshilli, Besnik Aliaj.

Gjatë kësaj mbledhje ndërkohë është miratuar me votat e shumicës së majtë, buxheti afatmesëm për bashkinë.

Kjo, me kusht që bashkia të paguajë detyrimet e prapambetura të energjise elektrike, që kapin shifrën e 2.3 milion euro.

Debati

Besnik Aliaj:Ti si kryetar nuk duhet të bësh ironi dhe shkelje syri, nuk është mirë.

Ardian Dalipi:Më fal zoti. Aliaj ka mundësi se është e disata herë, mos provoke sallën.Nëse ke ndonjë dëshirë interesante për të folur.Të lutem shumë. Më duket ke ndonjë adrenalinë negative mbaje aty ku je. Dakord, mos fol aty se ironi nuk po bën njeri. Ka mundësi të mos flasësh, kërko fjalën.

Besnik Aliaj:Mos bëj ironi që të mos flas unë.

Ardian Dalipi:Shko përdore atje me atë biznesin tënd që bëre pas 2005, dakord. Lëri llafet, këtu jemi këshilltarë, kam unë të drejtën të flas, ok. Je shumë interesant në ironinë që bën po mbaje aty nga Saranda jo këtu.

Besnik Aliaj:Ti je arbitër këtu.

Ardian Dalipi: Ka mundësi për gjëra kot të mos ndërhyjë zotëria, ka përfituar nga qeverisja, të rrijë rehat.Të tjerët bëjnë punën këtu janë kokëulur. Ik tani vazhdo me ato Universitetet e tua mblidh paratë, lëri llafet.Mos na jep moral këtu. Ka shumë njerëz të moralshëm, rri aty, të flisje kur ishte për të folur. Të të vijuë zor. Është e disata herë që provokon. Ti zotëri nuk duhet të ishe atje kur ishte plani urbanistik se ishe në konflikt interesi.

Besnik Aliaj: Ke letra për këtë? Të kesh turp se kur kam folur unë për 15 pika asnjë nuk ka cicërirë këtu.Kam bërë unë opozitën. Të kesh turp, ti i pari nuk ke folur.

Ardian Dalipi: O zotëri ke sens ti, je normal, nëqoftëse nuk je normal dil nga salla.Të të vijë turp.

Besnik Aliaj:Sa për turpin mbaje ti.Ty të bie telefoni, jo mua, je hipokrit, ta kemi parë ironinë.

Ardian Dalipi: Kjo është sjellje rrugaçërore. Nuk të kam dhën fjalën. Dil përjashta dhe vazhdo ironinë, ik se e ndrite.Hiq shaminë se nuk je as për shami as për kollare, të ka ngelur ora në 2005.

SHKARKO APP