Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aleanca e Teatrit i përgjigjet Veliajt: Ne nuk harrojmë, as nuk dorëzohemi

Aktualitet E enjte, 26 Dhjetor 2019 17:20
Aleanca e Teatrit i përgjigjet Veliajt: Ne nuk harrojmë, as nuk dorëzohemi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i përgjigjet kryebashkiakut të Tiranës lidhur me deklaratat e tij të sotme në Këshill Bashkiak, ku paralajmëroi edhe një herë shembjen e godinës.

“Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që pengon zhvillimin do të ketë fatin dhe përfundimin e asaj që ndodhi para pak ditësh te Astiri. Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë “orën” e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Përmes një komunikate në Facebook, AMT shprehet ndër të tjera se, “sorollatja e tij rreth teatrit, herë duke sjellë të akuzuarin për shpërdorim detyre nga Aleanca në prokurori, zëvendësin e tij, herë duke shkëputur ujin dhe dritat dhe së fundmi duke shklyer banderolën “Monument Kulture Mbrohet nga Populli”, nuk tregon gjë tjetër veçse dëshpërimin e tij për të legjitimuar grabitjen e planifikuar të pasurisë kombëtare”.

Aktivistët i kujtojnë Veliajt se, Teatri Kombëtar, qysh nga 10 dhjetori 2019 është një nga 14 vendndodhjet më të rrezikuara të Europës, duke u njohur kështu si pasuri me vlera dhe pjesë e trashëgimisë Europiane.

Në fund, edhe një thirrje për qytetarët: “U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që sonte të forcojmë edhe më shumë radhët në protestën tonë të mbrëmjes e të tregojmë edhe fizikisht se gatishmëria jonë është gjithmonë maksimale”.

KOMUNIKATA E PLOTË:

Erion Veliaj, kryetari i votuar me votat e 15% të qytetarëve të Tiranës, në daljen e tij të radhës na kujton që nuk ka hequr dorë nga Teatri Kombëtar dhe nga kërcënimet ndaj nesh.

Marrëveshjet e fshehta, me kreun e qeverisë moniste dhe oligarkët e kanë sjellë në pikën pa kthim. Sorollatja e tij rreth teatrit, herë duke sjellë të akuzuarin për shpërdorim detyre nga Aleanca në prokurori, zëvendësin e tij, herë duke shkëputur ujin dhe dritat dhe së fundmi duke shklyer banderolën “Monument Kulture Mbrohet nga Populli”, nuk tregon gjë tjetër veçse dëshpërimin e tij për të legjitimuar grabitjen e planifikuar të pasurisë kombëtare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si qytetarë të Tiranës e si qëndrestarë në kauzën e Teatrit, i kujtojmë kryetarit të Bashkisë që nëse ai vë në lojë jetën e Teatrit për karrierën e tij aktuale, të jetë i sigurtë që të ardhme në politikë nuk do të ketë. Figura e tij do të jetë e diskretituar në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si njerëzit që i kanë dhënë jetë sheshit të Teatrit për gati 2 vjet me protestën e Teatrit Kombëtar prej mbi 5 muajsh, ne kemi dhënë shembullin e qartë të rezistencës, sakrificës e vendosmërisë që me qytetari e me art ta zmbrapsim dorën shkatërruese të qeverisë e bashkisë. Dhe për këtë qytetari, rezistencë e art kemi siguruar mbështetje të nivelit më të lartë në Europë.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 30 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh

Jemi të bindur që kryetari i bashkisë pavarësisht se bën sikur nuk sheh e dëgjon, e njeh shumë mirë forcën tonë për të mos lejuar asnjë moment rrezikimin e objektit, i cili sot më shumë se kurrë është sheshi ku është mbjellë fara e demokracisë!

I kujtojmë veçanërisht opinionit publik se Presidenti i Republikës e ka çuar ligjin “Fusha” në Gjykatën Kushtetuese më 24 korrik të këtij viti dhe asnjë veprim nuk mund të kryhet derisa kjo gjykatë të shprehet!

Teatri Kombëtar, qysh nga 10 dhjetori 2019 është një nga 14 vendndodhjet më të rrezikuara të Europës, duke u njohur kështu si pasuri me vlera dhe pjesë e trashëgimisë Europiane.

Ne si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kemi zhvilluar rreth 50 aktivitete teatrore, letrare, kulturore e shoqërore në atë objekt që ai e parashikonte që do të ishte i rrafshuar që në vitin 2018.

Ne nuk harrojmë asnjë nga kërcënimet e tij, por jemi tërësisht të vendosur që ta vazhdojmë me përkushtim rezistencën tonë. I kërkojmë me këtë rast të bëjë transparent me urgjencë gjithë procesin e vendimmarrjes për tenderin për Teatrin sepse kanë kaluar gjithë afatet zyrtare për këtë gjë. Përveç pasojave politike, mosrealizimi i kësaj transparence do të ketë pasoja ligjore për të.

U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që sonte të forcojmë edhe më shumë radhët në protestën tonë të mbrëmjes e të tregojmë edhe fizikisht se gatishmëria jonë është gjithmonë maksimale.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, 26 dhjetor 2019

Etiketat e lidhura

Teatri KombetarVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 30 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 30 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.