Aleksandar Vuçiç: Me shqiptarët ndryshon puna

 

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç  gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, ka deklaruar se rajoni është ngopur me luftë, dhe është i sigurt se me sjellje të arsyeshme dhe racionale do të mund të kapërcejnë edhe krizën e migrantëve dhe gjitha problemet tjera në këtë fushë, shkruajnë mediat serbe.

“E kuptoj shqetësimin e Merkel, ajo gjithmonë e ka shfaqur këtë shqetësim, por jemi ngopur me luftëra në këtë rajon dhe do të bëjmë çmos që të ruajmë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shtuar Vuçiç para gazetarëve në Sarajevë, derisa për nesër ka paralajmëruar se do të zhvillojë një takim të përbashkët mes qeverisë së Serbisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, transmeton lajmi.net.

Por duke komentuar marrëdhëniet e mira midis serbëve dhe boshnjakëve, kryeministri serb ka thënë se njerëzit janë pothuajse të njëjtë dhe, se e vetmja gjë që i dallon ata janë besimi dhe feja e ndryshme.

“Ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira edhe me shqiptarët, por ata janë një shoqëri tjetër e sidomos kur jetojmë pranë njëri-tjetrit. Me boshnjakët jemi pothuajse të njëjtë, veç se besimi dhe feja janë të ndryshme. Dhe për këtë do të luftojmë të kemi marrëdhënie më të afërta, sepse BeH është një prej destinacioneve më të rëndësishme për eksport dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne”, ka shtuar Vuçiç.

SHKARKO APP