Aleksandër Biberaj sfidon Berishën në mbledhje: Mbaje premtimin! Cakto datën e protestës finale për t’u përballur me Edi Ramën

Sot ishte mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së të drejtuar nga Berisha. Ndër diskutimet e shumta, më kurajozi dhe sfiduesi ishte ai i ish-deputetit demokrat Aleksandër Biberaj.

Ai theksoi se regjimi nuk mposhtet me vota, sepse ai i blenë ato siç ka bërë deri më tani.

Ndaj Biberaj kërkoi në mbledhje duke iu drejtuar Sali Berishës që të mos zgjatej më data e protestës finale për tu përballur me pushtetin e Edi Ramës.

“Jo më premtime dhe llafe se do të bëjmë protesta. Por duhet data, duhet një datë sepse populli opozitar po pret këtë datë të premtuar nga ju zoti Berisha”.-iu drejtua ish-deputeti demokrat, Berishës.

Por përsëri Biberaj nuk u mjaftua me kaq. Ai deklaroi se me votime, Rama na mposht se na i vjedh, i blen dhe te mos themi prapë pas zgjedhjeve se “na i vodhi”. Ndaj Edi Rama rrëzohet vetëm me protestë. Dhe jo protestë sa për të thënë se dolëm!-shtoi Aleksandër Biberaj.

Fjala e tij u mirëprit në rrjete sociale kur u publikua, ndërkohë nga Berisha nuk ka ende një datë të deklaruar.

SHKARKO APP